Gjakmarrja vijon të mbetet një fenomen shqetësues në Lezhë, ku numri i familjeve të ngujuara ka pësuar rritje.Sipas të dhënave zyrtare nga Misioni i Pajtimit të Gjaqeve aktulisht në të gjithë qarkun numerohen 36-familje të ngujuara nga 30 që ishin më parë.Misionari i Pajtimit Pjeter Gjoka thotë se pjesa më e madhe janë krime që kanë ndodhur brenda territorit të Lezhës, por nuk mungojnë as të ardhurit nga zonat verilindore të vendit.

Të mbyllur brenda kater mureve të shtëpisë, këto familje po jetojnë në kushte të vështire ekonimike, ndërsa mbështetja e insitucioneve shtetërore përjashto vetem Bashkinë e Lezhës ka munguar thotë misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka.

Bashkia Lezhë bën me dije se ndër vite janë menaxhuar tre familje me femije në moshe shkollore, të kategorizuara si familje në gjakmarrje, ku Njesia për Mbrojtjen e Femijeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Policisë kane ofruar mundesine e dhënie së mesimimit në banese.Gjithashtu në bashkëpunim me Misionin e Pajtimit të Gjaqeve për të pestin vit rradhazi Bashkia Lezhë ofron pako ushqimore ne fundvit për 30 familje në ngujuara.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA SYNON TURIZËM ELITAR ME GJITHË SFIDAT, KUMBARO: INDUSTRI GJITHËVJETORE
Artikulli tjetërGRUDA NDERON VLLAZNINË