Qyteti i Shkodrës ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Capella” përmes korit “Rozafa Ekspresion”. Ky festival u mbaj në Gjakovë të Kosovës duke shërbyer si ndërlidhje mes disa qyteteve të Europës Juglindore.

Në total në festivalin e Gjakovës të muzikës korale morën pjesë 7 kore nga Italia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Kori “Rozafa Ekspresion” i drejtuar nga Zef Çoba solli disa pjesë të njohura si “Në kohë të mramjes në pranverë”, “Si bylbylat në pranverë” apo edhe pjesë botëror të Brahms apo Schuman.

Kori “Rozafa Ekspresion” mori duartrokitjet e publikut në Gjakovë duke bërë që të performojë edhe disa pjesë të tjera si Atdheut apo Porsi fleta e ejllit të Zotit të Fishtës.

Rauf Dhomi është prej organizatorëve të festivalit të muzikës korale në Gjakovë i cili tha se bashkimi i qyteteve nga Europa Juglindore i shton vlerat.

Pjesë e festivalit të Gjakovës ishte edhe një grup arbëresh nga Italia të cilët bënë që publike të përjetojë emocione ndërsa në fund 7 koret që morën pjesë u vlerësuan ndërsa pritet që ky festival ndërkombëtar të vijojë vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakLEZHË, RREZIKU NGA MBETJET SPITALORE
Artikulli tjetërSHKODËR, ERËRAT E FORTA DËME NË RRJETIN ELEKTRIK