Evolucioni i gjarpërinjve kanë intriguar shkencëtarët për vite me radhë. Ata e dinin se këta vertebrorë kompleks dikur kishin gjymtyrë dhe ishin përshtatur me kalimin e kohës për të jetuar pa to në mënyrë dramatike.

Por fosilet e kufizuara nuk reflektojnë se si ndodhi ky tranzicion që kur gjarpërinjtë u shfaqën për herë të parë rreth 163-174 milion vjet më parë.

Dhe sipas zbulimi i ri i disa fosileve të ruajtura mirë të gjarpërinjve, veçanërisht kafkat e tyre, tregojnë se kishin këmbë të pasme për një periudhë të gjatë.

Në studimin e botuar në revistën Science Advances thuhet se gjarpërinjtë i kishin këmbët për rreth 70 milionë vite.

Najash rionegrina ishte një lloj gjarpri i hershëm. Studiuesit zbuluan 8 kafka, përfshirë një që ishte krejtësisht i paprekur, si edhe fosile të tjera në zonën La Buitrera Palaeontological në Argjentinë.

Artikulli paraprakAS MOURINHO AS GUARDIOLA, JA 10 TRAJNERËT MË TË PASUR NË BOTË
Artikulli tjetërNGËRÇI NË KUSHTETUESE/ SHBA: ÇËSHTJA TË ÇOHET NË KOMISIONIN E VENECIAS DHE TË RESPEKTOHET OPINIONI I TYRE