Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e rradhës miqësore. Kuqeblutë u ndeshën me Teutën në “Loro Boriçi”, me sfidën që përfundoi në barazim 3-3. Për shkodranët, golat u shënuan nga Bekim Balaj, Kevin Dodaj dhe Ildi Gruda, ndërsa për Teutën, rrugën e rrjetës e gjetën Ergys Peposhi, Antonio Marku dhe Muço Boçi, duke mbyllur në këtë mënyrë këtë miqësore me plot 6-gola. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, tha se ekipi i tij është në rrugën e duhur, ndërsa u përgjigj edhe për përplasjet brenda klubit kuqeblu.
Nga ana tjetër, trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq i kënaqur me ekipin e tij, ndrësa shtoi se objektivi i durrsakëve në këtë sezon do të jetë hyrja në katërshe.
Ndeshjen e rradhës miqësore, ekipi i Vllaznisë do ta zhvillojë javën e ardhshme po në Shkodër ndaj Laçit, përpara se të startojë kampionati me datën 18-gusht.