Ndryshe nga disa shkolla në bashkinë Shkodër, në shkollën e fshatit Golem, në bankat e klasës së parë këtë vit u ulën 6 nxënës. Ky numër nxënësish është I njëjtë me atë të viteve të fundit tregon drejtorja Ermira Çeliku, ndërkohë që shpjegon se ky trend në rënie I nxënësve vjen si pasojë I disa problematikave, jo vetëm emigrimit.
Ndërkohë, ndryshe nga klasat e para, numri I nxënësve në klasat e tjera ka pësuar rritje pasi disa nxënës janë transferuar nga shkollat e qytetit, në shkollën e Golemit.
Aktualisht, në shkollën e Golemit vijojnë procesin mësimor më shumë se 60 nxënës, rreth 15 më shumë se një vit më parë.