Gjashtë të arrestuar pas vdekjes së 12 vajzave turke

Në kuadër të hetimeve për zjarrin e rënë në një konvikt privat në qytezën Aladag në Adana të Turqisë, prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e 6 personave, raporton Anadolu Agency. Në një deklaratë, prokurori Ali Yeldan, ka deklaruar se 6 persona janë ndaluar në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht drejtori i konviktit, 3 mësuese dhe 2 punonjëse. Yeldan ka pohuar gjithashtu se për 9 trupa të pajetë nga 12 që humbën jetën në këtë ngjarje po kryhen testet e ADN-së në Stamboll. Vajzat që kanë vdekur kanë qenë të moshës 11 dhe 14 vjeçe. Njëzetedy vajza të tjera janë plagosur.

Artikulli paraprakDEKRETI PËR LIGJIN E MBETJEVE,NË KALENDARIN 3-JAVOR TË KUVENDIT
Artikulli tjetërDE BIAZI RRËFEN AVENTURËN SHQIPTARE.I DJEG HUMBJA ME IZRAELIN