1. Shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër në vazhdimësi të Planit Operacional të kontrolleve të vazhdueshme duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Rrok Ulaj, 38 vjeç, banues në Bogë
, Malësi e Madhe Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Bogë, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 (një) kg e 352 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. 2. Efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • Kristjan Doçaj 20 vjeç, banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau Dejës. Kapja dhe ndalimi i shtetasit Kristjan Doçaj u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr. 111 datë 10.03.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit”, “Shkatërrim prone” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , parashikuar nga nenet 236, 154 dhe 291 të Kodit Penal.