Policia Rrugore e Shkodrës e pranishme /, në të gjitha akset rrugore të qarkut ️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .
Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës , rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje ❌.
Si rezultat, gjatë muajit maj ✅ janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 16 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji ✅ janë vendosur 3433 masa administrative, të ndara konkretisht:
✔730 për parakalime të gabuara;
✔97 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔42 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔176 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔227 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔869 për parkime të gabuara;
✔16 për mungesë të polices së sigurimit;
✔29 për xhama të erresuar;
✔ 1247 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
#udhëtomejetënnëmendje ️
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular