Basketbollistët e Vllaznisë ndodhen në një gjendje të mirë në këtë fillim viti
Vllaznia në basketboll për meshkuj ndodhet në një gjendje të mirë sportive në këtë fillim viti ndërsa për trajnerin Bledar Gjeçaj i vetmi problem janë temperaturat minus që nuk lejojnë zhvillimin e seancave normale të stërvitjes. Sa i përket tre amerikanëve që kanë firmosur për Vllazninë dhe janë përforcime të rëndësishme, trajneri Gjeçaj kërkon të jetë me këmbë në tokë derisa të shfaqen në fushën e lojës As me tre amerikanët dhe Hamatin, Gjeçaj nuk kërkon ta quaj të frikshme Vllazninë. Megjithatë objektiv mbetet fitimi i titullit kampion për të katërtën herë radhazi. Në ditët në vijim pritet që tre amerikanët t’i bashkohen skuadrës në stërvitje dhe të jenë të gatshëm në ndeshjen e parë me 4 shkurt që do jetë pikërisht përballë rivalit kryesor, Tiranës.