“Një tallje që nuk i shkon një kryeministri” e quan drejtorja e teatrit Rita Gjeka reagimin e Edi Ramës një ditë më parë në Parlament ku e cilësoi atë si zëdhënësja e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Gjeka thotë se kryeministri po shkel mbi shumë gjëra e jo më mbi shoqërinë e tyre 30 vjeçare. Kujton edhe episodin kur takoi takoi Ramën në Shkodër në vitin 2009 dhe replikën për PD-në dhe ish-kryeparlamentaren Topalli. Në fund Gjeka ka edhe një batutë për mikun e saj që nuk e do si kryeministër. Kryeministri Rama në replika me deputeten e Shkodrës Topalli duke folur për investimet në Shkodër përmendi edhe rikonstruksionin e teatrit ‘Migjeni’ duke e lidhur më pas me historinë e tij me drejtoren aktuale Rita Gjeka, një demokrate që dikur ishte mike e tij.