Zëvendës Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në Konferencën e Parlamenteve të Bashkimit Europian, organizuar nga Senati dhe Dhoma e deputetëve të Republikës së Çekisë në Pragë. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj theksi ndër të tjera se Shqipëria sheh drejt rrugës europiane, e për këtë ka kërkuar që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet. Sipas tij, nuk duhet të ngadalësohet duke maskuar apo justifikuar me ndryshime proceduriale ose metodologjike.
“Ne nuk e fshehim, perkundrazi, e pohojme me krenari se jemi populli me proevropian i rajonit te Ballkanit Perendimor. Une ju siguroj se Shqiperia nuk ka nje plan B per te ardhmen e saj, por eshte e vendosur drejt destinacionit evropian.
Ky destinacion nuk eshte i imponuar, por byron nga rrenjet, identiteti, vlerat dhe vizioni europian i shqiptareve. Prandaj ne do te deshironim që procesi i anetaresimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor te pershpejtohet dhe jo te ngadalesohet, duke u maskuar a justifikuar me ndryshime proceduriale a metodologjike. Ne kete menyre do ti pritet rruga edhe influencave joevropiane dhe joperendimore ne rajon, te cilat nuk jane as hipotetike, as potenciale, por reale dhe vepruese, te fshehta dhe ne disa raste edhe te hapura. Po keshtu do rriteshin standartet demokratike dhe do të permirsohej jeta politike në vend. Prej luftes ne Ukraine duhet te nxjerrim mesime edhe ne procesin e integrimit evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor jane ne faza te ndryshme dhe po ecin me shpejtesi te ndryshme drejt procesit te integrimit. Por kjo nuk duhet te sherbeje si nje argument per ngadalesimin, por pershpejtesimin e ecjes drejt BE”, u shpreh ai.