Një ngjarje tragjike ka ndodhur njofton policia e Fierit, ku një person i pajetë është gjetur në parcelat e mbjella të një shtetasi.

Sipas informacionit paraprak, sot rreth orës 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Artikulli paraprakFEMRA MË E BUKUR NË BOTË ËSHTË SHQIPTARE
Artikulli tjetërTRAFIKU I “KALLASHIKOVËVE” DREJT LONDRËS, ARRESTOHET DËRGUESI