Autoritetet e Pensilvanisë kanë zbuluar 12 fëmijë në shtëpinë e një personi i cili ka qenë i akuzuar për sulm seksual ndaj tyre gjatë një periudhë tre vjeçare.

NBC 10 raporton moshat e vajzave të cilat shkojnë nga gjashtë muajsh deri në 18 vjeç. Sipas Departamentit të Policisë së Southapmton, ky person është i akuzuar për sulm ndaj tyre gjatë viteve 2012-2015. Njëra prej viktimave, 18 vjeçarja lindi dy fëmijë dhe thuhet se babai i tyre ishte i dyshuari, 51 vjeçari Lee Kaplan. ” Ky fëmijë ka lindur dy fëmijë të tjerë gjatë një marrëdhënie të papërshtatshme “, tha Lt John Krimmel. Sipas Bucks Countyu Courier, policia po heton dyshimet se 18 vjeçarja i ishte dhuruar Kaplan nga një familje tjetër kur ajo ishte 14 vjeç. Asnjë dokument identifikimi i vajzave nuk u gjet në shtëpi. ” Bucks County është duke hetuar se bashku me agjencitë e tjera për të ndihmuar në identifikimin e gjenealogjisë së tyre dhe se cilët janë prindërit e tyre të vërtetë ” tha z Krimmel . Sipas ankesës nga policia Lower Southampton , Kaplan iu tha fqinjëve të tij se asnjë fëmijë nuk ka jetuar me të. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet për $ 1 milion ( £ 696.257 ) me lirim me kusht. 

Artikulli paraprak“EURO 2016”, ISLANDA DHE HUNGARIA KANË NDARË PIKËT PAS BARAZIMIT 1-1.
Artikulli tjetërNGEC MBLEDHJA HISTORIKE E KRETËS, TËRHIQET NGA TAKIMI KISHA ORTODOKSE RUSE