Policia ka gjetur dhe sekuestruar 310 kg kanabis brenda një furgoni në fshatin Kraps të Fierit.Lënda narkotike është zbuluar paraditen e së premtes, ndërsa mjeti ishte i braktisur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, që u përkiste droga, ndërsa në polici janë shoqëruar 6 persona.

Më datë 20.04.2018, në fshatin Kraps, në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakU FILMUA NË MAKINËN ME 400 KG KANABIS NË FUSHË-KRUJË, NË KËRKIM POLICI
Artikulli tjetërPËRPLASEN ME MURIN E AVLLISË, PLAGOSEN TË RINJTË