Gjenden 325 kg kanabis tek ish-rezervat

Një tjetër sasi droge është sekuestruar në zonën e Skraparit. Policia ka sekuestruar një sasi prej 325 kilogramë kanabis gjatë një operacioni në fshatin Potom. Policia sqaron se “në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.” Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTEK VLLAZNIA, KA NJË ÇËSHTJE “ATSINA”
Artikulli tjetërGRABITJE ME DHUNË, GRUAS I MARRIN ÇANTËN ME LEK