Një mësuese nga Teksasi është arrestuar pasi u gjetën 450 lepuj të mbyllur në kafaze, të cilët jetonin në kushte ekstreme në shtëpinë e saj.

Penny Jean Neëton, 58 vjece u akuzua për sjelljen mizore ndaj kafshëve pasi nuk i kishte trajtuar me kujdes. Denoncimi u bë nga një grup që mbron të drejtat e kafshëve, gjë që bëri policinë të kryente një kontroll në shtëpinë e Penny më 6 mars.

Gjatë kontrollit, ata gjetën lepuj të sëmurë, me gjymtyrë të plagosur dhe me lëkurë të rrjepur, të cilët përpiqeshin të mbijetonin. Shumë prej kafazeve ishin të mbushur me fekale dhe mbeturina. Thuhet se i jepej shumë pak ushqim dhe ujë.

Nuk dihet ende se kur do mbahet seanca gjyqësore që do japë vendimin për dënimin ndaj 58-vjecares.

Artikulli paraprakSAMITI I BERLINIT, RAMA TAKOHET ME KANCELAREN MERKEL
Artikulli tjetër“ENGJËJT E AMERIKËS,DRAMA BASHKËKOHORE VIHET NË SKENË