Operacioni në Tiranë – I gjejnë 50 kg kanabis në banesë në Zall Herr, ia djegin
Një sasi prej 50 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar dhe asgjësuar në një banesë në fshatin Zall Herr në Tiranë. Policia shpalli në kërkim shtetasin Sh.L, pronar i banesës “Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e Sh. tiL, kishte lëndë narkotike, Specialistët për Hemin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll ku gjatë kontrollit në banesën e tij në në fshatin Zall-Herr kanë gjetur, 50 kg lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila u asgjësuan me anë të djegies” Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.