Dy 16-vjeçaret nga Kamza të cilat u denoncuan nga familjarët dy ditë më parë se ishin zhdukur pa lënë gjurmë, janë gjetur sot nga policia.
Uniformat blu këtë të enjte të miturat, të cilat ishin shoqe të ngushta, dhe ua kanë dorëzuar më pas familjeve të tyre. Gjatë deklaratës së tyre në polici lidhur me motivet e largimit nga shtëpia, njëra prej vajzave thekson se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i saj.
Njoftimi i plotë: Komisariati i Policisë Nr. 5 Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.