Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet për të zbardhur veprimtarinë e një grupi kriminal të implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabisit.

Gjenden në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia identifikoi 9 pjesëtarët e grupit dhe ndaloi 3 prej tyre.

Në gusht të këtij viti, Policia i asgjësoi grupit kriminal, 10 274 bimë cannabisi, të kultivuara në fshatrat Kir dhe Pult.

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme antidrogë, të Policisë, kanë vijuar hetimet për të dokumentuar ligjërisht veprimtarinë kriminale të 9 shtetasve, të cilët të organizuar si grup, kultivonin dhe prodhonin lëndë narkotike cannabis sativa, në fshtara të ndryshëm në Malësinë e Shkodrës.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta 9 shtetas, të cilët u identifikuan dje, si rezultat i hetimeve intensive të ndjekura proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga 3 nga pjesëtarët e grupit kriminal dhe vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës, në gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË NË BRUKSEL, MBYLLEN DHJETËRA SHKOLLA
Artikulli tjetërKUVENDI SEANCË TË POSAÇME PËR 25-VJETORIN E KUSHTETUTËS, BEGAJ: SFIDË MBINGARKESA E DOSJEVE TË PASHQYRTUARA