Gjenden në Prishtinë 41 lypsa nga Shqipëria, policia e Kosovës do i kthejë

Dyzetenjë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia e Kosovës pasi lypnin në kryeqytetin Prishtinë. Nga të ndaluarit tetëmbëdhjetë janë fëmijë dhe njëzetetre të rritur. “Që të gjithë të identifikuarit dhe ndaluarit kanë hyrë legalisht në Kosovë si turist dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues nëpër pjesë të ndryshme të qytetit”, njofton Policia. Aksioni Burime zyrtare njoftojnë se: Policia e Kosovës, konkretisht e Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, sot më 13.10.2017 në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një Plan Operativ në qytetin e Prishtinës ku objektivi kryesor ka qenë “Identifikimi i Emigrantëve të pa rregullt, ndalimi dhe kthimi i tyre në vendin e origjinës”. Aksion policor ka rezultuar me identifikimin dhe ndalimin e dyzetenjë shtetaseve nga Shqipëria prej të cilëve tetëmbëdhjetë fëmijë dhe njëzetetre të rritur. Pas identifikimit të tyre është konstatuar se të njëjtit janë duke qëndruar në mënyrë të pa rregullt bazuar në Ligjin për të Huaj. Që të gjithë të identifikuarit dhe ndaluarit kanë hyrë legalisht në Kosovë si turist dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. Gjate trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qeneje Njerëzore si dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore. Bazuar në Ligjin për të Huajt janë ndërmarrë veprimet ligjore si ne vijim: •Janë lëshuar 18 Urdhra për Largim me Forcë me ndalës te ri-hyrjes prej 4 viteve •Janë lëshuar 3 Urdhër Largime Vullnetare si dhe • Dy 2 raste kanë pasur Urdhër Largim me Forcë në fuqi të Lëshuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në vitin 2016 me ndalës hyrje prej 5 vite në Republikën e Kosovës. •Gjithashtu janë ftuar edhe akomoduesit e tyre, shtetas Kosovar të paraqiten ne Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj bazuar ne Ligjin për të Huaj për tu ndërmarrë masat ligjore për mosparaqitjen e akomodimit te tyre. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar për në shtetin e origjinës, Republikën e Shqipërisë.

Artikulli paraprakARRATISJA E TRE SHQIPTARËVE, DEL NË GJYQ ISH-DREJTORI I BURGUT
Artikulli tjetërQEVERIA SHPALL FSHATIN E KANINËS ZONË TË MBROJTUR