Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi të SHBA-ve.

Dy foshnja të porsalindura u gjenden pa jetë në një qendër riciklimi të mërkurën e 19 shkurtit.

Policia e Nju Brunsuk iu përgjigj një thirrje nga qendra e riciklimit Colgate Paper në zonën industriale në 9:20 të mëngjesit, dhe pasi bëri disa kontrolle zbuloi një foshnje pa jetë.

Zbulimi i zymtë çoi në një kontroll të mëtejshëm të zonës, dhe pas 6 orësh u gjet dhe një tjetër foshnje pa shenja jete.

Policia dhe Zyra e Prokurorisë së Qarkut Middlesex janë duke pritur raportin e mjekëve pas kryerjes së autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjave.

Nuk dihet ende saktësisht mosha e foshnjave dhe se si ka ndodhur ngjarja.

Artikulli paraprakPRANGA AVOKATIT, I KËRKOI NXËNËSES TË NDRYSHONTE DEKLARTAT NDAJ KLIENTIT TË TIJ
Artikulli tjetërGJYKATA JEP MASËN PËR ISH-ZYRTARËT DHE PRONARËT ABUZUES,ASNJË I NDALUAR