Dy shtetaset e huaja që u raportua se kishin humbur ditë më parë në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot shëndoshë e mirë.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic. Dy vajzat,Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.
Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi dhe makina e tyre ishte gjetur në Plavë. Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë.