Policia e Elbasanit ka gjetur një armë tip kallashnikovë në një kosh mbeturinash, në lagjen 11 nëntori, pranë shkollës 9¬vjeçare Qamil Guranjaku.

Sipas informacioneve paraprake, arma është gjetur nga një person që mblidhte mbetje të riciklueshme dhe që më pas ka lajmëruar policinë. Arma dyshohet të jetë hedhur në orët e mbrëmjes në kosh.

Nuk dihen ende detaje, por pritet të bëhet analiza e armës për të zbuluar nëse është përdorur në ndonjë krim.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË QAFË-THANË, SHQIPTARI I KËRKUAR NGA KROACIA
Artikulli tjetërVRASJA E GAZETARES, MALTA ARRESTON 8 PERSONA