Mënyra se si e transportonin drogën ishte e njëjtë: E fshehur në thasë të zinj që përdoren zakonisht për grumbullimin e plehrave. Vlash Isufaj, 37 vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33 vjeç, u arrestuan pasditen e djeshme. Shqiptari u ndoq nga karabinierët deri në afërsisë e spitalit në Livorno.

Aty, ai zbret nga makina dhe futet në një apartament ku jetonte nigeriani. Policia teksa ndërhyri në banesë, i gjeti të dy duke ndarë drogën, ekzaktësisht 6.2 kg marijuhanë dhe i arrestoi.

Më herët gjatë kësaj jave, u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë, pjesë të së njëjtës bandë, Mariglen Sheraj e Andi Hoxhaj, raportojnë mediat lokale

Artikulli paraprakAKSIDENT, AUTOBUSI DEL NGA RRUGA 6 TË VDEKUR DHE 29 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTRE MAKINA PËRFSHIHEN NË NJË AKSIDENT NË TIRANË-DURRËS