Gjendet drogë në burgun e Shënkollit

Një kontroll rutinë gjatë së dielës në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë ka zbuluar lëndë narkotike, të fshehur në zonën e dusheve. Më konkretisht, në katin e tretë, godina nr. 3, në ambientet e përbashkëta të dusheve, është gjetur e bllokuar një qese plasmani me një dozë lëndë narkotike të llojit marijuanë, bëjnë me dije burime nga Policia. Dyshohet se lëndën narkotike e kishte fshehur një i burgosur, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar mënyrën se si marijuana mundi të futet në ambientet e burgut. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, informon Policia.

Artikulli paraprakPD: VLAHUTIN MË NË FUND RIKONFIRMOI, NUK KA NEGOCIATA PA LUFTUAR DROGËN
Artikulli tjetërSHERR ME GRUSHTE, PLAGOSET 41-VJEÇARI