Brazil,gjendet e djegur në makinë këngëtarja e hitit “Lambada”

Gjendet e vdekur në Brazil këngëtarja e hitit të famshëm “Lambada”. Trupi i këngëtares 63-vjeçare është gjetur i karbonizuar në makinën e saj. Njoftimi për një makinë që digjej është bërë përmes një telefonate anonime ndërsa pasi zjarrëfikëset mbërriten u mor vesh se ishte fjala pikërisht për Loalwa Braz Viera. Loalwa Braz Viera ka drejtuar grupin franko-brazilian të popit, Kaoma, që kulmin e suksesit e pati me “Lambada”. Një zë që me këtë këngë tejkaloi kufijtë e kontinetit amerikan për t’u bërë popullor në të gjithë botën. Prej vitesh edhe në Shqipëri janë të pakta dasmat, mbrëmjet apo eventet ku hiti “Lambada” mungon.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË NJE BANESE ,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërPUBLIKOHET AKUZA PER ISH MESUESEN E MEDRESESE:”NXITJE E URREJTJES “