Një vajzë e moshës 32-vjecare është gjetur e pajetë në afërsi të një lokali në fshatin Melgushë mbrëmjen e së enjtes. Jozefina Çefaj banuese në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës sipas policisë kishte qenë në një darsëm me familjarët e saj në një kompleks në fshjatin Melgushë.

Policia thotë se nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mësohet se pasi ka patur probleme shëndetësore ka dalë jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është derguar në morgun e spitalit rajonal Shkodër.

Edhe pse është tentuar që ti jepet ndihma e parë , 32 vjecarja nuk ka mundur të mbijetojë Policia po kryhen veprimet me grup hetimor sëbashku me mjekun ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se e reja nga shkodra ka pësuar atak kardiak.

 

Artikulli paraprakLEZHA NGA SOT, QYTETI I PAQËS
Artikulli tjetër“LUFTË” NË REPARTIN USHTARAK VAU I DEJËS