Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,
ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakBASKETBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA-TEUTA 87-95
Artikulli tjetërKURTI: SERBIA KA PROVOKUAR SËRISH