Një vajzë e moshës 32-vjeçare është gjetur e pajetë brenda në një automjet në fshatin Melgushë të Shkodrës.
Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.Kanë qenë të afërmit e saj të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda një automjeti
Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e parë, pasi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo nga një helmim i mundshëm nga ushqimi që ka konsumuar në dasmë.