Një trup i pajetë dhe iu djegur është gjetur në Sarandë në brendësi të një pallati në ndërtim. Siç njofton policia, trupi është gjetur në gropën e ashensorit.
Informacion paraprak nga policia: Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas. Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.
Mësohet se policia e Sarandës ka gjetur trupin e shtetasit Agim Proda, 58 vjeç, në një ashensor në qytetin bregdetar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur në kushtet e depresionit. Proda ishte punonjës i Ujësjellësit. Trupi i viktimës u gjet në gropën e pallatit të një pallati në ndërtim. Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.