Gjendet i mbytur në plazhin e Zvërnecit një i sëmurë mendor
Një trup i pajetë është gjendur mesditën e së premtes në Zvërnec.
Një trup i pajetë është gjendur mesditën e së premtes në plazhin e Zvërnecit. Mësohet se viktima është një 56-vjeçar me inicialet I.I. 56-vjeçari ishte endacak dhe dyshohet se ishte me probleme mendore.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.