Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në garazh.
Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh, ndërsa burime pohojnë se gardisti kishte një plumb në kokë.
Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Efektivi i gardës, sipas burime ka shërbyer në trupën e shoqërimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe personaliteteve të tjera.