Një i burgosur është gjetur i vdekur në qelinë e burgut të Rrogozhinës.
Burime nga policia bëjnë me dije se i burgosuri me inicialet E.H, 22 vjeç u gjet nga forcat e sigurisë i varur në tualetin e burgut. 22-vjecari ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më datë 26 dhjetor 2016. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që e kane shtyrë të riun t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.