Gjendet i pajetë gjyqtari që dënoi me vdekje Vilson Blloshmin e Genc Lekën

Gjendet i vdekur prej tre ditësh në banesën e tij, ish-gjyqtari, Subi Sulçe, që dënoi me vdekje dy poetët e Librazhdit. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se mëngjesin e të mërkurës është marrë njoftimi se është gjetur në banese trupi i pajetë i Sulçes. Kanë qenë fqinjët e tij që kanë bërë njoftimin. Nga ekzaminimet, mësohet se vdekja ka ndodhur rreth tre ditë më parë. Nga këqyrja e kufomës, thonë burimet e policisë, ndodhemi para një vdekje natyrale. Ish gjyqtari në moshë të thyer, jetonte i vetëm. Emri i Subi Sulçes është përmendur shpesh pas përmbysjes së diktaturës si kryetar i gjyqit të inskenuar ndaj dy poetëve të Librazhdit, Genc Lekes dhe Vilson Blloshmi, ndaj të cilëve dha dënimin kapital, me pushkatim. Më 13 korrik 1977, Subi Sulçe kryesoi seancën gjyqësore të mbajtur në kinemanë e qytetit të Librazhdit, ku për akuzën e fabrikuar të sabotazhit në ekonomi, u dënuan me vdekje poetët Genci Leka dhe Vilson Blloshmi.

Artikulli paraprakPERFUNDON SHQIPERI-LIHTENSHTEJN 2-0. SHQIPERIA SHENON FITOREN E DYTE
Artikulli tjetërARRESTOHET NE ITALI SHQIPTARI QE SHKEMBENTE KOKAINE ME NJE GRUA