Gjendet i vdekur në banesë vëllai i vrasësit të Naim Zyberit. Uliks Gjinarari është gjetur i pajetë nga familjarët mesditën e sotme rreth orës 14:00 në banesën e tij në fshatin Lukovë. Rrethanat dhe shkaqet janë ende mister,ndersa thuhet se Gjinararit nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.

Në mes të korrikut të këtij viti u lirua nga qelia vëllai i tij, Gert Gjinarari, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Gjinarari përfitoi lirim me kusht. Në vendim argumentohej se kishte ‘Sjellje shembullore në burg. Marrëdhënie të rregulluara me trashëgimtarët e viktimës’. Vendimi u apelua, ndërsa u pezullua drejtori i burgut të Drenovës dhe u kërkua hetim i gjyqtarit që e liroi nga qelia.

Por kush ishte Naim Zyberi u vra nga Gerd Gjenerali? Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GJENDET I VARUR NË BANESE
Artikulli tjetërANIJA SHQIPTARE SHPËTON FËMIJË, BURRA DHE GRA AFGANE NË DETIN EGJE