Një 57-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e motrës së tij në fshatin Snosem të Gramshit.

Ferdinad Tafa, banues në fshatin Dushk kishte shkuar për darkë në shtëpinë e së motrës.
Ai është gjetur i vdekur pa shenja dhune dhe në njoftimin e policisë thuhet se ishte i sëmurë mendor.

Sipas njoftimit të policisë së Elbasnait, “Dyshohet se Tafa ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në teshat e fjetjes dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomën e gjumit, ka gjetur vdekjen,”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Artikulli paraprakPLAGOSET ME ARMË ZJARRI 34 VJEÇARI NË LEZHË, DY AUTORËT NË KËRKIM
Artikulli tjetërTË HUMBURA PREJ SHUMË ORËSH, GJENDEN DY VAJZAT DIBRANE