Një shofer kamioni 58 vjeç, me origjinë shqiptare, u gjet në gjendje të rëndë në magazinën e një strukture të madhe tregtare në Pontedera, raportojnë mediat lokale.
Incidenti ndodhi këtë mëngjes dhe pasi shqiptari u pikas u njoftuan autoritet. Por, për fat të keq, 58-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Dyshohet se ai humbi jetën nga një atak kardiak.
Në vendngjarje shkoi autoambulanca dhe karabinierët. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale.