Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakPAK DITË PËRPARA LARGIMIT NGA SHTËPIA E BARDHË, BIDEN DEKORON 19 PERSONALITETE
Artikulli tjetërPEKINI RRIT MASAT EMERGJENTE MES SHPËRTHIMIT TË VIRUSIT TË RI HMPV