Një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike në lagjen ‘Kryengritja’ në qytetin e Fierit.
Viktima është ende i paidentifikuar ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas raportimit për ngjarjen e rëndë.
Zona ka qënë dikur zonë industriale ndërkohë që shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, por policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.