Një pushues kosovar u gjet i vdekur në ujerat e bregdetit të Shëngjinit.Trupi i pajetë u kostatua pasditen e së martes pranë plazhit të Ranes së Hedhur, ndërsa në lidhje ma rastin u sinjalizua menjëherë policia dhe shërbimi mjekësor. Ata bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji dhe e dërguan në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Nga veprimet paraprake dhe ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se pushuesi kosovar rreth 70-vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.Sipas burimeve ai kishte qenë me pushime në Shëngjin sëbashku me familjaret e tij dhe sapo ka hyre në uje ka gjetur vdekjen.Ky është i disati rast gjatë këtij sezoni turistik, që pushuesit në Shëngjin gjejnë vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.

Artikulli paraprakVRASJA E EGLI PROGËS NË POGRADEC, RRUMBULLAKU: SKANDALOZ ALUDIMI SE TENTUAM TË FSHEHIM NGJARJEN
Artikulli tjetërARTISTËT E RINJ GJALLËROJNË LEZHËN