PASHK MUJAJ, ËSHTË QËLLUAR ME ARMË ZJARRI NË BANESËN E SAJ.U kthyen nga emigracioni por e gjeten te vdekur.
Pashk Mujaj është gjetur i vrarë në banesën e tij në Vukpalaj të Malësisë së Madhe nga te aferm te tij që vinin nga Anglia. Disa herë kanë tentuar ti telefojnë por nuk kanë marrë një përgjigje. Në këtë mënyrë kanë vendosur të rikthehen për të parë çfarë ka ndodhur. Sapo kanë hyrë në banesën e tyre kanë parë trupin e pajetë. Për 63 vjeçarin ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e vrasjes apo autorët e këtij krimi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po bëjnë hetimin për zbardhjen e plotë të vrasjes së 63 vjeçarit Pashk Mujaj. Burime pranë policisë bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja automatiku. Sipas ekspertëve pas ekzaminimeve të para, me shumë mundësi 63 vjeçari mund të ketë 2-3 ditë që është vrarë brenda në banesë sepse trupi i tij ishte i dekompozuar. Burimet policore thonë se deri tani dy janë pistat kryesore ku është fokusuar hetimi. Policia ka zgjeruar hetimit teksa po merren në pyetje disa persona të ndryshëm që janë të afërm të viktimës, familjarët e tij dhe banorët e tjerë që jetojnë në Vukpalaj apo persona të tjerë që mund të kenë lidhje me 63 vjeçarin që u gjet i vrarë. Nga sa mësohet ende policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të këtij krimi.