Gjendet i vrarë në një fuçi vaji, biznesmeni, miku i trafikantit shqiptar

Në një fuçi vaji, që mund të zërë deri në 200 litra, është gjetur një skelet, për të cilin është dhënë urdhri i autopsisë. Ngjarja ndodhi midis Andria dhe Barletta, në provincën e Puglias. Zbulimi u bë nga një fermer i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë. Sipas raportit shkaku që skeleti i fshehur nën shtratin e një lumi, ka dalë zbuluar, kanë qenë shirat e ditëve të fundit. Sipas inspektimit, në fuçi gjendeshin kockat e një skeleti të seksit mashkull 34 vjeç, të cilin e kishin vrarë 15 vite më parë. Aty u gjendën gjithashtu edhe flokë njeriu, një palë këpucë dhe një qese betoni. Besohet se skeleti i përket Ruggiero Trescas, i cili ishte raportuar si i humbur nga gruaja e tij. Tresca së bashku me partnerin shqiptar Roland Lame drejtonin një restorant që në fakt e përdornin për të fshehur aktivikitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Itali. Roland Lame, 47 vjeç, u kap disa muaj më parë nga policia italiane si koka e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ra dhe djali i tij Fabio Lame, 25-vjeç

Artikulli paraprakKULT – 16.12.2016
Artikulli tjetërMAKINA PËRMBYSET NË KANAL BASHKË ME PASAGJERËT