Tiranë, gjendet i vrarë me armë në stan në Shën-Gjergj një 36-vjeçar

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Kollogjesh të Komunës Shën-Gjergj në Tiranë. Viktima 36-vjeç me inicialet B. P. sipas të dhënave të para të policisë së Tiranës është gjetur i vrarë në një stan. Në afërsi të trupit është gjetur dhe një armë zjarri. Viktima ishte banues në Shkozë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas bluve të Tiranës paraprakisht dyshohet të jetë vetëvrasje, por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Artikulli paraprakMIREMBAJTJA E RRUGEVE,FONDI 130 MIL $ NE 5 VITE
Artikulli tjetërBORXHET E CEZ,KERKOHET DESHMIA E ISH DREJTORIT