Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi.
Sipas mediave greke shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me pushkë gjuetia. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së mërkurës dhe se shqiptari është qëlluar në kokë dhe stomak. Mësohet se shqiptari fillimisht ëshë konfrontuar me autorin, i cili më pas e qëlloi dy herë. Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por nuk kishin parë njeri. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po punohet për zbardhjen e këtij krimi.