‘Trupi në Janinë e koka në Stamboll’.Ky është vargu i një prej këngëve më të njohura shqiptare që këndohet për nder të Ali Pashë Tepelenës.

Pasi u mposht nga ushtritë osmane, Pashait i Janinës iu dërguar koka në Stamboll për të treguar se ai ishte vrarë vërtetë.

Që prej asaj kohe, nuk dihej se ku e kishte varrin pashai i madh shqiptar.
Ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka ka bërë publike në Facebook faktin se më në fund varri i pashait është gjetur.

Postimi i Et’hem Rukës:
Pas shumë përpjekjesh, im bir Rudenci, sapo gjeti ku prehet koka e Ali Pashë Tepelenës në Stamboll! Pashai prehet pranë të birit Veliut.

Artikulli paraprakARRESTOHEN PËR VJEDHJE NËNË E BIJË SHQIPTARE
Artikulli tjetërSHKATËRROHET GRUPI I TRAFIKANTËVE ARRESTOHEN 6 PERSONA, MES TYRE SHQIPTARE