Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale.
Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të ‘hedhë dritë’ mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.

Artikulli paraprakARRESTOHET 52-VJEÇARI I DËNUAR ME 17 VJET BURG NË ITALI
Artikulli tjetërBLLOKOHET 1 TON MISH NË NJË AKTIVITET TË PALIGJSHËM