Gjendet në Osum trupi i pajetë i 57-vjeçari
t Trupi i pajetë i një 57-vjeçari është gjetur paraditen e të martës në ujërat e lumit Osum. Kanë qenë banorë të rastit që kanë lajmëruar policinë pasi kishin konstatuar trupin që ndodhej ende në rrjedhën e lumit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe eksperti mjeko-ligjor ku në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga lumi trupin e pajetë. Verifikimet e para flasin për N.J, 57 vjeç nga fshati Molisht i Beratit, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Trupi i pa jetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjor