Një grua është gjendur e vdekur në fshatin Gjerbes, në Mallakastër.
Gruaja është gjetur e pajetë në rezervuarin e fshatit, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 5 janar. Mësohet se gruaja është gjetur e lidhur me litar brenda rezervuarit.
Sipas raportimeve paraprake, grabitësit kanë shkuar për të grabitur në banesën e viktimës por pasi janë pikasur kanë marrë me vete gruan, të cilën më pas e kanë vrarë.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime zyrtare të policisë, e pajetë u gjet Drita Saliu 50 vjec. Forca të shumta policie mblodhën provat në vendin e ngjarjes, ndërsa ka dyshime që gruaja të jetë vrarë me herët dhe të jetë hedhur në rezervuar.
Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas,duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.
Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë e cila mund edhe ti ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.
Por këtë të martë, pasi kanë kërkuar gjithkund, familjarët kanë shkuar pranë rezervuarit ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të gruas, të lidhur me litar.
Policia e qytetit informon se nipi 16 vjeçar i burrit te viktimes së bashku me dy shokë të tij kanë shkuar për të vjedhur banesën e hallës dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Tre adoleshentët janë arrestuar si autorë të vrasjes së 50- vjeçares
“Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.
Grabitesit e kane torturuar,lidhur dhe hedhur ne rezervuar ku dhe eshte mbyturViktima ishte vetem ne shtepi,burri dhe dy djemte ne Greqi.Tre të ndaluarit mesohet se e kane pranuar autoresine e ngajrjes.