Dy shkolla dhe disa shtëpi janë evakuuar pasi një bombë e pa shpërthyer që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore u gjet në veri të Londrës.

Një perimetër i gjerë sigurie u vendos në zonën përreth bombës, e cila u gjet pranë parkut Brondesbury, në Brent dhe do të qëndrojë në këtë gjendje të paktën deri të premten pasdite.Më shumë se 50 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në qendra pranë kishave, ku shumë prej vullnetarëve të Kryqit të Kuq janë në gadishmëri për të ofruar mbështetjen e tyre. Për çaktivizimin e bombës është kërkuar ndihma e ushtrisë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.Autoritetet siguruarn se po punojnë për të zgjidhur këtë situatë dhe falenderuan komunitetin për mirëkuptimin.

Artikulli paraprakNOKIA 3310 VJEN ME NJË MODEL TË RI LUKSOZ NË NDER TË PRESIDENTIT PUTIN
Artikulli tjetërTJETËR TRAGJEDI NË ALPET ITALIANE