Një pastor kristian, që punonte në një minierë në Sierra Leona ka zbuluar një diamant 706 karatësh, ndër më të mëdhenjtë të zbuluar deri më sot.
Ky gur i çmuar u gjet nga Emmanuel Momoh, i cili po punonte në rajonin Kono, në lindje të vendit. Ai pritet të shitet në ankand në Sierra Leone dhe të ardhurat do të shkojnë për vendin.Eksperti i diamantëve Paul Zimnisky tha se ky mund të jetë “në mesin e 10 – 15 diamatëve më të mëdhenj të zbuluar deri më tani” dhe diçka tepër e rrallë për t’u gjetur në një minierë kaq të vogël. Sipas Zimnisky, për momentin është e pamundur të përcaktohet vlera e këtij guri të rrallë, por mendohet se ai mund të kushtojë mbi 50 milionë paund.